Marcelo i jep fund karrierës si futbollist

06 shkurt 2025 | 12:48

Futbollisti brazilian, Marcelo ka bërë të ditur se është pensionuar nga futbolli.

Me ekipin e madrilenëve, Real Madridin, ai iu dhuroi fansave spektakël pas spektakli, duke fituar 25 tituj në 16 sezonet e tij në këtë skuadër.

Tërheqjen e tij nga futbolli, Marcelo e bëri të ditur përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale.

“Rrugëtimi im si lojtar përfundon këtu, por kam ende shumë për t’i dhënë futbollit. Faleminderit për të gjitha”, tha ai ndër të tjera.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila ka folur rreth…