Marcelo i thyen këmben kundërshtarit, shpërthen në lot (video)
Ndeshja e Kupës së Libertadores mes Argentinos Zhunior dhe Fluminenses nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për ish-mbrojtësin e Realit të Madridit, Marcelo.
Futbollisti brazilian u bë protagonist në një lëndim të rënd që i shkaktoi kundërshtarit. Në minutën e 57 të takimit, Marcelo bëri një ndërhyrje shumë të rëndë ndaj Sanchezit, duke i thyer këmbën. Menjëherë pasi e shkeli, Marclo e kuptoi lëndimi që i ka shkaktuar duke kërkuar edhe që të ndalet loja për t’i ardhur në ndihmë futbollistit kundërshtar.
Pasi pa këmbën e kundërshtarit, Marcelo ka shpërthyer në lot dhe me kartonin e kuq nuk ka pasur asnjë kontestim. Në fakt, duket qartë edhe nga pamjet se ndërhyrja e Marcelos është e pa qëllimshme.
https://twitter.com/i/status/1686643593077784578