Marcelo, kapiten i ri i Realit

12 korrik 2021 | 12:17

Marcelo do të jetë në detyrën e kapitenit të Real Madridit pas largimit të Sergio Ramosit. 33-vjeçari brazilian është një lider në fushë për të 16-in sezon me radhë në gjigantin e La Ligës.

“Është një nder dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme që të jem kapiten i klubit më të madh në botë. Jam jashtëzakonisht me fat. Kur jeni lojtar i Real Madridit ju duhet të zgjoheni herët çdo ditë dhe me dëshirë dhe këtë energji duhet ta kesh çdo sezon. Jam këtu për kohë të gjatë, por dëshira ende është këtu, madje ajo vazhdon të rritet. Po shikoj për suksese në sezonin e ri”, ka thënë Marcelo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka…