Marcelo largohet nga Reali, ky është mesazhi i Ronaldos

14 qershor 2022 | 15:28

Real Madridi sot është përshëndetur me një tjetër ikonë të klubit. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë, Marcelon.

Braziliani të hënën u përshëndet me ekipin ku shkëlqeu gjatë aventurës së tij duke fituar trofetë më të rëndësishëm që mund të fitohen me një klub futbolli.

Ai shpërtheu në lot në fjalimin e tij derisa falënderoi klubin dhe gjithë stafin për bashkëpunimin për shumë vite.

Për largimin e Marcelos ka shkruar edhe ylli portugez Cristiano Ronaldo i cili e ka cilësuar brazilianin si një nga yjet më të mëdhenj me të cilin ka luajtur futboll.

“Më shumë se një shok skuadre, një vëlla futbolli. Brenda dhe jashtë fushës, një nga yjet më të mëdhenj me të cilët kam pasur kënaqësinë të ndaja një dhomë në zhveshtore. Shko me gjithçka në këtë aventurë të re, Marcelo!”, ka shkruar Ronaldo në “Facebook”.

Marcelo i kaloi 15 vite në Real Madrid prej se iu bashkua gjigantëve spanjoll nga skuadra braziliane Flumminese në vitin 2007. Ai ka zbuluar se nuk do t’i jap fund karrierës së tij por do ta vazhdojë atë në një klub tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të gjithë prindërit e interesuar rreth shkollimit të fëmijëve…