Marcelo mendon për pension
17 gusht 2022
| 15:33
Ish-mbrojtësi i Real Madridi, Marcelo u largua nga “galaktikët” pas përfundimit të kotratës së tij si lojtari i lirë, por akoma nuk ka gjetur një skuadër edhe pse alternativat nuk kanë munguar.
Sipas asaj që raporton së fundmi “Marca”, braziliani me shumë gjasa do të tërhiqet nga futbolli i luajtur, si një lojtar që ka fituar gjithçka. Më parë u raportua se skuadra si Lazio apo Lyon ishin pranë një marrëveshje me anësorin, mirëpo asgjë konkrete nuk ka ndodhur.