
Marchisio vazhdon karrierën në Francë
06 shtator 2019
| 14:12
Claudio Marchisio u largua nga Juventusi para një viti teksa kaloi te skuadra ruse e Zenitit.
Megjithatë, aventura e mesfushorit italian në Rusi zgjati vetëm një sezon, pasi më 1 qershor të këtij viti ai e prishi kontratën me Zenitin dhe ishte një lojtar i lirë. Nga sezoni i ardhshëm 33-vjeçari do të jetë një lojtar i Monacos në kampionatin francez.
Sipas asaj që shkruan “Sportmediaset”, lojtari ka arritur marrëveshjen me klubin nga Principata dhe sezonin e ri do të luajë në Ligë 1. Marchisio do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.