Marco Reus me debutim ëndrrash në ShBA, shënon gol dhe dhuron asist

25 gusht 2024 | 14:12

Marco Reus bëri debutimin e tij në LA Galaxy në mënyrë perfekte. Mesfushori gjerman u shfaq në fitoren 2-0 ndaj Atlanta United.

Reus hyri në lojë në minutën e 62-të kur ishte 0:0, ndërsa në të 76-ën asistoi. Në minutën e 84-të, mesfushori shënoi nga ana e tij dhe formësoi rezultatin përfundimtar.

Luis Suarez i solli fitoren Inter Miamit ndaj Cincinnatit, po ashtu me 2:0. El Pistolero shënoi në minutën e parë dhe të gjashtë për suksesin e ekipit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i gazetarisë, Milazim Krasniqi, ka vizituar urën e Ibrit…