Marco Rubio për sekretar të Shtetit, e thotë edhe ish-bashkëpunëtori i Grenellit në administratën Trump I

12 nëntor 2024 | 11:49

Presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump, po përgatit ekipin e tij me të cilin do të drejtojë Amerikën për katër vitet e ardhshme. Pozita më e përfolur ka qenë ajo e sekretarit të Shtetit për të cilën kanë qarkulluar emra të ndryshëm në media, përfshirë edhe atë të Richard Grenell.

Megjithatë duket se ish-emisari i Trump s’është përzgjedhur për një prej posteve më të larta në administratë dhe Marko Rubio me shumë gjasë do të jetë pasuesi i Antony Blinken.

Për këtë ka shkruar edhe një prej njerëzve që ka punuar gjatë administratës Trump si këshilltar për Siguri Konbëtare dhe ka qenë bashkëpunëtor i Richard Grenell.

Robert O’Brien në profilin e tij në “X” ka thënë se Trumpi po mbledh të gjithë yjet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në ekip.

O’Brien ka përmendur Elise Stefanik që është përzgjedhur për përfaqësuese në Kombet e Bashkuara, Marco Rubion për sekretar Shteti dhe Michael Waltz për Këshilltar për Siguri Kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marco Rubios mund t’i ofrohet roli i sekretarit të shtetit…