Maria Bamieh ftohet për intervistim nga Prokuroria

16 korrik 2022 | 13:37

Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka ftuar ish-prokuroren e EULEX-it, Maria Bamieh, për intervistim.

Ftesa për intervistim i është bërë menjëherë pasi mbaroi konferencën për shtyp të shtunën në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur vet Bamieh përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social facebook.

“Ju njoftoj që sot menjëherë pas konferencës për shtyp një zyrtar policor më dorëzoi një ftesë për intervistim nga prokurorja Fitore Sadiku nën dyshimin që kam kam kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete.

E pranova ftesën dhe e njoftova zyrtarin policor që do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kosovare”, ka shkruar Maria Bamieh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Fjalë rasti e mbajtur me rastin e promovimit të librit,…