Mariah Carey bën autograf në gjoksin e këngëtares së famshme (VIDEO)
Këngëtarja e famshme, Mariah Carey, doli në skenë në Barclays Center të martën, në Brooklyn, duke shënuar fundin e turneut të saj “Christmas Time”.
Në turmë kishte shumë yje, përfshirë edhe kolegen e saj, Rihanna, e cila pati një ndërveprim humoristik me “Mbretëreshën e Krishtlindjeve”.
“Mariah Carey po nënshkruan ne gjoksin tim. Kjo është epike!”, tha këngëtarja 36-vjeçare në një video të postuar në rrjetet sociale.
Kthimi triumfues i Carey erdhi pas anulimit të tre koncerteve – në Pittsburgh, Newark, New York dhe Belmont, sepse ajo vuante nga gripi.
Ylli i muzikës njoftoi turneun me 20 data në gusht dhe performoi shfaqjen e parë live në Highland, Kaliforni më 6 nëntor.
Këtë vit, këngëtarja festoi 30 vjetorin e albumit të saj festiv “Gëzuar Krishtlindjet”, ku përfshihej “All I Want for Christmas Is You”. Më 9 dhjetor, ajo njoftoi publikimin e një edicioni të kufizuar të albumit.