Mariah Carey me fustan shumëngjyrësh në “transportin publik”
12 mars 2019
| 12:32
Mariah Carey është diva edhe kur është në transport publik. Këngëtarja 48-vjeçare ka publikuar këngën e re të premten të titulluar “A No No”.
Ajo ka xhiruar videoklipin në një tren të ngjyrosur me një llojllojshmëri ngjyrash. Mariah e fillon këngën me një pallto, por më pas zbulon fustanin e saj shumëngjyrësh duke e përshtatur me ngjyrat përreth.