Mariah Carey ndez dritat e ‘Empire State Building’ dhe tregon format bombastike
22 dhjetor 2019
| 13:14
Mbretëresha e muzikës për një natë në Empire State Building është Mariah Carey.
Për ta festuar 25-vjetorin e këngës së saj ‘All i want for Christmas is you’, Carey e cila ka ndezur edhe dritat e ndërtesës së famshme të Big Apple, është shfaqur më në formë se kurrë.
‘All i Want For Christmas is You’ e Mariah Carey sapo ka arritur numrin 1 të Bilboard Hot 100 dhe ylli i popit ka dashur të festojë me shumë stil duke treguar si gjithmonë format e saj bombastike me një fustan të gjatë me shkëlqim, që i ka nxjerrë në pah format seksi.