Marifeti i ri i Apple, ja si ta dalloni iPhone 15 nëse është origjinal pa e nxjerrë nga kutia (Video)
Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, prezantoi pak ditë më parë modelin e ri të smartfonit, iPhone 15.
Përveç risive te kjo pajisje, Apple duket se ka menduar edhe për një sistem të ri sigurie, për të ndaluar mashtrimin me telefona të rremë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, dallohet se kutia e iPhone 15, në pjesën e pasme ka disa barkode që dallohen vetëm nëse i shikon me dritë ultraviolet.
Sipas ekspertëve të teknologjisë, këto dy barkode shërbejnë për të kuptuar nëse kutia është hapur apo jo, dhe nëse është origjinale.
Megjithatë ka edhe mënyra të tjera për t’u siguruar që pajisja që bleni është origjinale. Një mënyrë është ajo e kontrollimit të numrit serial të printuar në kuti, apo hapja e kutisë përpara blerësit dhe krahasimi i numrit IMEI nga “settings” të telefonit për të parë nëse përputhet me atë të printuar në kuti.
The boxes of the new iPhone 15 are equipped with a security system that displays holograms under a UV light. This is a measure introduced by Apple to recognize real boxes and prevent people from being scammed pic.twitter.com/oBhQoc5IDI
— Majin Bu (@MajinBuOfficial) September 21, 2023