![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/118208140_3622419874435942_4635258391261012660_n-728x430-1.jpg)
Marigo Posio, një nga gratë më të shquara shqiptare
23 gusht 2022
| 08:47
Më 23 gusht 1932 vdiq Marigo Posio, një nga gratë më të shquara shqiptare, një aktiviste e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe Lëvizjes për Pavarësisë, si dhe konsolidimin e statusit social të grave shqiptare.
Ajo kryesisht kujtohet për qëndisjen e flamurit të ngritur nga Ismail Qemali gjatë Deklaratës së Pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912.
Në foto, Marigo Posio (djathtas) me bashkëshortin Jovanin dhe familjen e tij.