
Marigona Hajdari, ‘motori’ i Ringkobingut
21 shtator 2020
| 12:35
Marigona Hajdari edhe njëherë është dëshmuar si “motori” i skuadrës daneze, Ringkobing.
Ringkobingu të dielën barazoi 27:27 me Bjerringbro, ndërsa Marigona ka organizuar lojën në mënyrë të shkëlqyeshme. Lojtarja jonë është shquar edhe me efikasitet, duke realizuar pesë gola.
Hapësirë në ndeshje kishte edhe motra e Marigonës, Arlinda Hajdari, që këtë herë nuk u shënua në listën e realizatoreve. Ajo mori vlerësimin e drejtuesve të klubit, njëjtë si Marigona, që është shquar edhe me asistime dhe me penalltitë që siguroi.