Marigona Hill Prishtina, kampione e Superligës U16
22 maj 2023
| 10:37
Marigona Hill Prishtina është shpallur kampione e Superkupës U16 te meshkujt.
Skuadra prishtinase në finale ka mundur Trepçën me rezultat 69:75, ndërkohë që në finalen e parë kishte triumfuar 74:62.
Bardhekaltrit në gjysmëfinale kishin eliminuar Bashkimin, kurse mitrovicasit mundën Pejën.
Ky ishte titull i merituar për prishtinasit, që në garat e rregullta shënuan 27 fitore, nga po aq ndeshje të zhvilluara.