Marijan Coric rikthehet te Llapi
Portieri i njohur Marijan Coric është rikthyer në skuadrën e Llapit. Klubi llapjan beson se me rikthimin e shtatë lartit porta do të jetë e sigurt në rrugëtimin drejtë plasmanit që e dërgon në garat evropiane.
“Drejtuesit e klubit dhe portieri shtatlartë kanë arritur akordin për kontratë 1.5-vjeçare. ‘Mario’ rikthehet sërish në Podujevë për t’i ndihmuar skuadrës drejt arritjes së objektivave. Ai ka mbyllur kontratën me ekipin kroat, NK Istra 1961, për t’u bashkuar me Llapin, që para dy sezonesh e ndihmoi në fitimin e Kupës së Kosovës dy herë radhazi dhe një herë Superkupën. Pas Kupës së dytë të fituar, Coric u largua si kampion dhe la vend për rikthimin e tij, duke qenë një nga futbollistët më të dashur të publikut llapjan. Tashmë, ai kthehet sërish me të njëjtin mision për të çuar ekipin drejt suksesit, plasmanit në Evropë”, thuhet në njoftimin e Llapit.