Marijeta Lekaj përforcon Kosovën
14 mars 2019
| 14:59
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është përforcuar me një hendbolliste cilësore para kualifikimeve për “Euro 2020”.
Marijeta Lekaj që po luan me shumë sukses në Kroaci, do të bashkohet me Kosovën që nga aktiviteti i ardhshëm. Lekaj, e lindur në qershor të vitit 1997, është e gjatë 170 centimetra dhe mbulon shumë pozita, ndonëse më së shumti luan si bek. Hendbollistja nga Hasi luan për skuadrën Murvica nga Crikvenica në Superligën e Kroacisë.
Në qershor apo në shtator Përfaqësuesja e Kosovës do të nis me ndeshje kualifikuese për Evropianin e vitit 2020. Në ato ndeshje përzgjedhësi Agron Shabani do të mund të llogarit edhe në shërbimet e Marijeta Lekajt.