Marijuanë brenda një jogurti në Burgun e Dubravës
Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet. Kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave, sidomos në Burgun e Dubravës, ku raportohen raste më së shumti.
Një rast i tillë është zbuluar sërish në këtë qendër, ku numri i të burgosurve që janë përdorues të drogës po del të jetë i madh.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në rastin e fundit, gjatë ditës së djeshme, oficerët kanë gjetur një sasi të marijuanës brenda një jogurti që u gjet në tokë.
Rreth 100 gr marijuanë janë sekuestruar, teksa policia dhe Prokurori i Shtetit janë vënë në dijeni dhe tashmë është iniciuar hetimi.
Kujtojmë se sikleti për të konsumuar drogë po i detyron të burgosurit që të kërkojnë nga të afërmit të veprojnë kundërligjshëm për t’iu dërguar vazhdimisht sasi të ndryshme të drogës.