Marina e ShBA-së raporton rastet e para koronavirusi në bordin e luftanijes
Tre marinarë të aeroplambajtëses amerikane Theodore Roosevelt e dislokuar në paqësor, kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri disa ditë pasi morën turnin e tyre në luftanije, tha kreu në detyrë i marinës Thomas Modly për gazetarët në Pentagon.
Aeroplanmbajtësja Roosevelt ka bërë ndalesën e fundit në portin e Danang, Vietnam, rreth 15 ditë më parë, tha Admiral Michael Gilday duke shtuar se atëherë në Vietnam kishte vetëm 16 raste me semundjen.
Marina tha se ka identifikuar anëtarët e tjerë të ekuipazhit që kanë pasur kontakte me të infektuarit dhe i ka vendosur në karantinë.
Luftanija USS Roosevelt ka një euipazh prej 5,000 vetësh dhe nuk ka plane për ndalimin e operacioneve, thanë autoritetet.
Zyrtarët refuzuan të japin të tjera detaje duke argumentuar se “kjo ndihmon kundërshtarët e SHBA”./tch/