Marinari i verbër, udhëtim pa ndalesë në Paqësor
23 prill 2019
| 11:24
Një marinar i verbër japonez ka vendosur rekordin teksa bëhet i pari person që nuk shikon që përfundon një udhëtim pa ndalesë në Oqeanin Paqësor.
Mitsuhiro Iwamoto, që e nisi udhëtimin nga Kalifornia, mbërriti në portin e Fukushimës me barkën 12 metra të gjatë mëngjesin e së shtunës, pas rreth dy muajsh.
52-vejçari, banues në San Diego, e nisi udhëtimin më 24 shkurt, i shoqëruar nga Doug Smith, i cili e ndihmoi atë duke i dhënë informacione në lidhje me drejtimin e erës.