
Mario Lopezi bëhet sërish baba
10 korrik 2019
| 11:29
Mario Lopez dhe gruaja e tij Courtney Mazza kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të tretë, një djalë me emrin Santino Rafael. “
Është një djalë. I shëndetshëm dhe djalë i bukur”, ka shkruar Mario në rrjetin social “Instagram” bashkë me fotografinë e të porsalindurit.
Çifti ka njoftuar se do të bëheshin sërish prindër në janar, por nuk e zbuluan gjininë. Lopezi, 45-vjeçar dhe Mazza, 36-vjeçare, u takuan në vitin 2008 dhe më pas u martuan në vitin 2012.