Mario Mitaj dhe Medon Berisha, rekordmenët kuqezi në ‘Euro 2024’

26 qershor 2024 | 13:01

Talentët e Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj dhe Medon Berisha vendosen rekorde me fanellën kuqezi në “Euro 2024”.

Kombëtarja e Shqipërisë mbylli aventurën në Kampionatin Evropian, duke përfunduar e katërta në Grupin B, me vetëm një pikë. Kuqezinjtë në tri ndeshjet e grupeve humben nga Italia me rezultat 2-1, barazuan 2-2 me Kroacinë dhe në fund u mposhten 1-0 nga Spanja.

Megjithatë, pati disa gjëra pozitive në këtë Kampionat Evropian dhe një nga to ishte paraqitja e lojtarëve të rinj. Mario Mitaj, i konfirmuar tashmë si zgjedhje e parë në krahun e majtë të mbrojtjes dhe lojtari i ardhur nga ekipi i U-21, Medon Berisha, vendosen rekorde. Mbrojtësi i majtë arriti në ndeshjen e parë ndaj Italisë, të thyej rekordin e Elseid Hysajt duke u bërë lojtari më i ri që luan me kombëtaren në një Kampionat Evropian.

Mitaj zhvilloi ndeshjet e parë me vetëm 20 vite, 10 muaj e 9 ditë, por disa ditë më vonë rekordi i tij u kthye nga bashkëlojtari i ri, Medon Berisha. Mesfushori i talentuar i Lecces vendosi rekordin e ri me 20 vite, 8 muaj e 3 ditë, si lojtari më i ri që luan me kombëtaren në një Kampionat Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka…