Mario Mitaj pritet të jetë i gatshëm për Shqipërinë

09 mars 2025 | 15:11

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mario Mitaj, ende nuk është kthyer në fushë që pas problemeve fizike që pati disa javë më parë.

Mitaj i ka humbur gjashtë ndeshje radhazi në Arabinë Saudite për shkak të dëmtimit në muskujt e barkut, por mediat nga Riadi shkruajnë se këtë herë gjithçka është e sigurt.

Ai do të kthehet në ekip, do të grumbullohet për ndeshjen që Al Itihad do të luajë në fushën e tij në 13 mars për Ligën Profesioniste Saudite.

Pra përballë rivalit Al Rijad, 21-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit Loran Blan. Lojtari kuqezi u lëndua në 1 shkurt, ndonëse dhimbjet i filluan që në 22 janar.

Nuk mund të thuhet se viti 2025 ka qenë me fat për të sepse ka luajtur vetëm 5 ndeshje nga 12 gjithsej, por shpresohet që gjithçka të jetë në rregull këtej e tutje.

Tifozët kuqezinj dhe trajneri Silvinho presin që Mitaj të luajë në 13 mars e pastaj të grumbullohet për ndeshjet e para eliminatore të Kupës së Botës në 21 e 24 mars, përkatësisht ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar ka…