Mario Rui, besnik i Napolit
15 gusht 2023
| 10:48
Mario Rui do të jetë pjesë e Napolit edhe për tre sezone.
Këtë lajm e ka bërë publik vetë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili shprehet: “Mario qëndron me ne deri në vitin 2026!”.
Mbrojtësi zgjat kështu qëndrimin e tij te napolitanët edhe me një vit shtesë, pasi në kontratën e mëparshme palët kishin firmosur deri në 2025-ën, ndërsa tashmë do të jetë pjesë e Napolit deri në 2026-ën. Ndërkohë klubi i Napolit shkruan: “SSC Napoli njofton se ka rinovuar kontratën e futbollistit Mario Rui Silva Duarte deri më 30 qershor 2026”.
Ky është rinovimi i tretë i kësaj vere, pasi më herët zgjatën qëndrimin në Napoli edhe kapiteni Di Lorenzo dhe Raspadori, ndërsa tani pritet firma e Osimhen.