Mariupol, para ardhjes së “çlirimtarëve”, parajsë, sot ferr
Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022, në deklaratën e parë për medie pas sulmit, tha se po intervenojnë atje për ta çliruar vendin nga presidenti ukrainas dhe disa përkrahës të tij. Ardhja e “çlirimtarëve” rusë në Ukrainë u prit me luftë të ashpër. Dje, sipas raportit të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, brenda territorit të Ukrainës për 15 ditë luftë janë vrarë mbi 12 000 ushtarë rusë dhe janë shkatërruar qindra dhe mijëra mjete ushtarake, të lehta dhe të rënda dhe automjete transportuese. Sulmet ruse mbi qytetet e Ukrainës s’kanë të ndaluar. Janë shkatërruar qindra objekte, shtëpi, ura e çfarë jo tjetër. Se si dukej Mariupol para pushtimit dhe se si duket sot, shikojeni videon. /Epoka e re/