Marka e famshme e motorëve prezanton biçikletën elektrike
06 shkurt 2019
| 11:18
“Ducati” ka prezantuar një biçikletë elektrike në bashkëpunim me “Thok Ebikes”.
Krijesa e re e markës së famshme italiane të motorëve është gjithmonë me dy rrota, por nuk është motor, por “mountain bike”.
Kjo biçikletë quhet Ducati MIG-RR. Nga 25 janari mund të porositet kjo MIG-RR në faqen zyrtare të “Ducati”, për një çmim prej 6250 euro.
Porositë e para do të dorëzohen në muajin prill.