Marka e njohur vendos portretin e Oriola Marashit në bluzat e saj
31 janar 2024
| 12:39
Marka e njohur e rrobave, “Guess”, ka vendosur portretin e modeles Oriola Marashi në bluzat e saj.
Në linjen e re të bluzave për meshkuj, e cilapritet të lansohet së shpejti, është edhe portreti i Oriolës.
Kjo gjë e ka befasuar shumë modelen, e cila e ka quajtur këtë si “surprizën më të bukur”.
Oriola thotë se ndjehet e lumtur dhe e nderuar nga ky gjest i bërë nga marka të cilën edhe e perfaqëson.