Marko Gjuriqi reagon për dënimin Ivan Todosijeviqit
05 dhjetor 2019
| 13:45
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka reaguar pas vendimit për dënimin me dy vjet burgim të ish-ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq.
Sipas tij, gjyqësori i Prishtinës zyrtarisht ka pezulluar të gjitha të drejtat e popullit serb në Kosovë për lirinë e mendimit dhe të fjalës.
“Ne jemi të gjithë Ivan Todosijeviqa”, ka thënë Gjuriqi në një deklaratë me shkrim dërguar medieve.
Ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.
Lidhur me këtë, ai akuzohej për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.