Marko Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë
05 shtator 2018
| 17:05
Drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i është ndaluar sot pasdite hyrja në Kosovë.
Siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, Gjuriq e ka quajtur “skandaloz” vendimin për të mos e lejuar hyrjen e tij në Kosovë përmes njërës nga pikat e kalimit kufitar në veri.
“Tanjug” e citon Gjuriqin duke thënë se vizita e tij ishte e njoftuar “sipas rregullave”.
“Ky është një vendim skandaloz i Prishtinës, në kundërshtim me marrëveshjet dhe parimeve elementare të lëvizjes së lirë”, ka thënë Gjuriq.