Marko Simonovski, ‘ylli i javës’ në Superligë
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “ylli i javës”. Çmimi i më të mirit në javën e shtatë i ka takuar futbollistit të FC Drita, Marko Simonovski.
Ky i fundit shënoi tri gola në ndeshjen derbi ndaj Gjilanit (4-1). Pasi mori këtë çmim sulmuesi nga Maqedonia e Veriut u shpreh i lumtur që edhe në këtë edicion po gëzon formë të mirë dhe po e jep kontributin e pritur për skuadrën.
“Ky çmim për mua do të thotë shumë. Shpresoj që këtë edicion do të kthehem shumë herë për ta marrë çmimin e më të mirit të javës. Mendoj se Drita do të ketë një kampionat më të mirë se sa në edicionin e kaluar. Besoj që këtë herë do të dalim kampion dhe për këtë po punojmë ndeshje pas ndeshje”, ka thënë Simonovski për faqen zyrtare të FFK-së.