Marko: Verstappeni është i terrorizuar nga koronavirusi
Këshilltari sportiv i Red Bull, Helmut Marko, ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij për “Kronen Seitung”, duke thënë se piloti 22-vjeçar holandez Max Verstappen është i terrorizuar nga koronavirusi.
“Më ka telefonuar dhe më tha se ishte i terrorizuar nga ideja se mund të infektohej nga virusi vdekjeprurës. Gjithsesi, mendoj se do të ishte më mirë që nëse do të infektohej një ditë më mirë ta kalonte tani këtë problem dhe jo gjatë botërorit, kur ai të nisë një ditë”, ka thënë Marko.
“Është 22-vjeçar dhe nuk është në grupin e personave që nuk rrezikon në këtë moshë”, ka shtuar shefi i Red Bull. Aktualisht piloti ndodhet në shtëpinë e tij, në vetizolim, duke u përgatitur për startin e botërorit të Formula 1, që nuk do të ndodhë para 15 qershorit.