Markoviqi dhe Merkeli: Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan
17 gusht 2018
| 16:02
Pas takimit në mes të kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, është thënë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan.
“Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan”, ka bërë me dije Qeveria e Malit të Zi nëpërmjet një njoftimi në llogarinë zyrtare të saj në “Twitter”.
Kancelarja gjermane ditë më parë është deklaruar kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan.
Kjo deklaratë ka ardhur pasi tashmë në Prishtinë dhe Beograd është diskutuar për korrigjim të mundshëm të kufijve nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq.