Marku: Jam krenar që jam pjesë e shfaqjes më të madhe të boksit
07 dhjetor 2020
| 14:15
Anthony Joshua më 12 dhjetor do të luftojë për të mbrojtur titujt e tij kampion bote ndaj Kubrat Pulev në një mbrëmje të zjarrtë në Londër.
Së fundmi mësohet se pjesë e këtij spektakli do të jetë edhe një kampion nga trojet shqiptare. Florian Marku do të zhvillojë një ndeshje ndaj Alex Fearon në praninë e rreth 1 mijë tifozëve. Lajmin e bën të ditur vetë boksieri nga Lushnja përmes një postimi në rrjetet sociale.
“12 dhjetor. Përshëndetje ndjekësit e mi nga e gjithë bota. Ne kemi një luftë këtë të shtunë në ndeshjen Joshua vs Pulev. Lufta ime do të jetë drejtpërdrejt në ‘Skysports’ dhe jam krenar që jam pjesë e shfaqjes më të madhe të boksit këtij viti”, ka shkruar Marku.