Marku: Jemi me trup e me shpirt me Kosovën

01 gusht 2022 | 15:34

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka reaguar pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës.

Marku përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka shkruar se “jemi me trup e me shpirt me Kosovën”.

Kujtojmë që dje prej orës 18:00 në qendër të Mitrovicës së Veriut kanë filluar të dëgjohen sirenat, të cilat shërbejnë që të lajmërojnë serbët që të organizohen për rezistencë.

Serbët lokalë të veriut të Kosovës të dielën mbrëma kanë vendosur barrikada duke bllokuar rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Këto veprime të papranueshme serbët i kanë marrë pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e reja të reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video epike e një ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të…