Marku: Jemi në diskutime që ndeshja e radhës të jetë në Shqipëri
06 prill 2022
| 16:30
Boksieri shqiptar Florian Marku ka bërë të ditur se është në diskutime që ndeshjen e ardhshme ta zhvillojë në Shqipëri. Marku, përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar që mezi pret të zhvillojë për një ndeshje në Shqipëri.
“Mezi po pres të rikthehem për një ndeshje në Shqipëri dhe ta shoh atmosferën plot me flamuj Kuq e Zi. Jemi në diskutime që ndeshja e radhës të jetë në Shqipëri”, ka shkruar Marku. Ndryshe, ditë më parë, Marku arriti të mbrojë titullin në IBF, ndaj britanikut Jenkins, përballje e cila ishte zhvilluar në Newcastle.