
Marku: Më futni në një dhomë me personat që flasin keq për mua
22 prill 2021
| 17:06
Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka bërë një postim interesant në rrjetet sociale. Boksieri nga Lushnja ka një kërkesë interesante për personat që po flasin keq për të. 28-vjeçari ka kërkuar që të futet në një dhomë me ta.
“Më futni në një dhomë me personat që flasin keq për mua dhe do e shihni se sa miqësor do të jenë”, ka shkruar Marku në “Twitter”.