Marku nga ‘Air Albania’ pret me padurim duelin e madh më 25 gusht

13 korrik 2022 | 14:13

Edhe pse ende nuk ka zbuluar kundërshtarin për duelin e 25 gushtit në “Air Albania”, boksieri shqiptar Florian Marku po bëhet gati për këtë sfidë, të cilën e quan madhështore.

“Sot pashë nga afër stadiumin që do të ndeshem më 25 gusht. Më rrëqethet mishi kur mendoj se do të ketë mijëra shqiptarë këtu që do të bërtasin emrin tim. Ju pres të gjithëve për një natë madhështore”, ka shkruar Marku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja dhe ish-konkurrentja e Për’puthen, Mikela Pupa, ka rishpërndarë në…