Marku pas një viti rikthehet në ring

26 korrik 2023 | 11:25

Pas një mungese të gjatë prej afro një viti, në ringun e boksit, 30-vjeçari lushnjar, Florian Marku do të rikthehet në ring më 2 shtator ku kësaj radhe kundërshtar i tij do të jetë boksieri irlandez Dylan Moran.

Njoftimin për përballjen e radhës e ka bërë vetë Marku, i cili në botën e boksit njihet gjithashtu me nofkën “Mbreti Shqiptar”.

“Pas afërsisht një viti jashtë ndeshjeve erdhi koha për tu rikthyer me fort se kurrë. Ndeshja do zhvillohet në Mançester ‘Ao Arena’ më 2 shtator kundër irlandezit Dylan Moran. Mezi e kam pritur këtë ndeshje. Ju pres të gjithëve atje”, ka shkruar Marku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është zbuluar dizajni i pishtarit të Lojërave Olimpike “Paris 2024’.…