Marku për duelin me Charltonin: Edhe 10 ditë dhe do ta shihni

11 shkurt 2021 | 20:20

Florian Marku po përgatitet për duelin e radhës kundër Rylan Charltonit.

Kjo betejë do të zhvillohet në Londër më 20 shkurt dhe boksieri shqiptar po përgatitet që të fitojë, ndryshe nga se ndodhi më 12 dhjetor kundër Jamie Stewart. Më këtë të fundit barazoi, por në shënjestër përfundoi gjyqtari i ndeshjes.

Dominimi i Markut nuk u vu re nga ai dhe në fund shpalli rezultatin përfundimtar 76-76.

“Më 20 shkurt nuk do ta lë ndeshjen në duart e gjyqtarëve”, shkruante para pak kohësh Marku, i cili mezi e pret duelin me britanikun Charlton. Në orët e vona të ditës së enjte boksieri shqiptar ka ngacmuar sërish, teksa në rrjetet sociale ka publikuar një video me mesazhin: “Edhe 10 ditë dhe do ta shihni”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Arif Kabashi Filozofi i madh Konfuci kishte thënë: "Ti…