Marku: Shqiptarë, mezi pres t’ju bëj krenarë (Video)
Florian Marku po bëhet gati për duelin kundër Rylan Charlton, që do të zhvillohet më 20 shkurt në Londër.
Boksieri shqiptar, pas shtatë fitoresh, u ndal në barazim në muajin dhjetor dhe tani kërkon që të tregojë se mund të arrijë lart në këtë sport. Marku, mjaft i dashur për shqiptarët, në rrjetet sociale ka postuar një video dhe jep detaje për duelin e tij me Charlton dhe premton që do t’i bëjë të gjithë krenarë.
“Përshëndetje të gjithëve! Ndeshja është të shtunën dhe do të transmetohet ‘live’ në Sky Sport dhe DAZN. Mezi po pres. Peshimi është të premten. Kundërshtari është Rylan Charlton. Jam përgatitur si kurrë më parë dhe mezi pres t’ju bëj krenarë. Ndeshja ime është e parafundit dhe pritet të jetë rreth orës 21:00, 21:30 me orën lokale në Angli”, ka deklaruar Marku.