Marku: Tani dua të boksoj në Shqipëri
21 nëntor 2021
| 00:36
Florian Marku ka arritur ta mbroj titullin në pesha të lehta.
“Mbreti Shqiptar” ka fituar ndaj Jorick Luisetton pas vendimit të gjyqtarëve.
Marku ka falënderuar pjesëmarrësit dhe ka shprehur dëshirën e tij për të boksuar në Tiranë.
“Faleminderit të gjithëve që ishit këtu. Ishte një luftë e vështirë, por ai nuk është në nivel timin. Tentova ta nokautoja, por nuk munda. Ishte paksa e vështirë. Të gjithë boksierët britanez, apo nga e gjithë bota, ejani mi sjellni këtu. Jam i gatshëm të përballem me të gjithë”, ka thënë Marku.
“Dua të luftoj në Tiranë, në stadium atje. Këtë e dua më së shumti”, u shpreh ai.