Marku vesh Londrën kuqezi, fitorja e katërt radhazi
14 korrik 2019
| 09:36
Florian Marku ka fituar duelin e tij të katërt si profesionist duke mundur anglezin Tommy Broadbent. Dueli i zhvilluar në “O2 Arena”, Londër, përfundoi në raundin e katërt teksa një grusht i markut në trupin e kundërshtarit i dha fund përballjes.
Marku ruan rekordin e pandërprerë të fitoreve me nokaut, ndërsa kjo ishte humbja e parë e Broadbent me nokaut.
Anglezi e filloi raundin e parë më mirë, por me fillomin e raundit e dytë Marku mori kontrollin e duelit dhe Broadbent filloi të zbraspsej. Gjatë duelit kishte momente ku boksierët më shumë po fyenin njëri-tjetrin, duke harruar grushtet.
Vlen për t’u përmendur mbështetja e komunitetit shqiptar në Angli që krijoi një atmosferë elektrizuese gjatë duelit të 26-vjeçarit.