Marku: Vitin tjetër rikthehem për të mbrojtur titullin në Shqipëri

22 nëntor 2021 | 12:00

Florian Marku arriti një fitore përballë boksierit francez, Luisetto duke mbrojtur kështu titullin kampion në kategorinë IBF dhe gjithashtu duke fituar pikë si boksier.

Mbreti “shqiptar” fitoi me vendim jurie pasi ishte dominant ndaj kundërshtarit në 6 nga 8 raundet e ndeshjes. Marku e ka ripërsëritur se tanimë dëshiron që ndeshja e radhës të zhvillohet në Shqipëri, e një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

“Dje ishte një atmosfere e zjarrte. Vitin tjetër do rikthehem për të mbrojtur titullin në Shqipëri, në Tiranë tek stadiumi ‘Air Albania’. Mezi pres të ndeshem në atdhe pranë shqiptarëve të mi”, ka shkruar Marku.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Florian Marku (@florianmarku)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj gjithmonë shprehet se gëzon një pamje…