Marly Prince rikthehet te Vushtrria
17 janar 2023
| 13:42
Skuadra që bënë gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Vushtrria e ka rikthyer në radhët e saj e ka rikthyer portierin Marly Prince. Sezonin e kaluar portieri në fjalë ka qenë pjesë e Trepçës ’89, derisa në të kaluarën ka luajtur për Vushtrrinë.
“FC Vushtrria ka arritur marrëveshje me portierin Marly Prince. Prince sezonin e kaluar ka mbrojtur te KF Trepça89. Marly edhe ne të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Ai është edhe reprezentues i kombëtares së Kongos”, thuhet në njoftim e skuadrës së Vushtrrisë.