Marmarinos publikon listën e gjerë të basketbollistëve

16 qershor 2022 | 16:52

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës A, Christos Marmarinos, në konsultim me shtabin teknik, ka shpallur listën e gjerë të basketbollistëve për ndeshjen e qershorit ndaj Danimarkës në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Në listën e gjerë janë ftuar 14 basketbollistë, të cilët do të mbikëqyren dhe më pas do të shpallet lista përfundimtare. Stërvitjen e parë basketbollistët e zhvillojnë sot (e premte) nga ora 18:00 në palestrën sportive të Kolegjit “ISP” në Marigona Residence.

Sa iu përket të ftuarve, për herë të parë te Kosova A janë ftuar basketbollistët Etnik Peci dhe Ardit Pepaj. “Dardanët” e zhvillojnë ndeshjen me Danimarkën më 30 qershor. Kosova është në grup me Danimarkën dhe Norvegjinë ku renditet e dyta me tri pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Norvegjia në vendin e parë.

Numri i kombëtareve pjesëmarrëse në parakualifikime të FIBA Eurobasket 2025 është 10, ku një grup përbëhet nga katër kombëtare, kurse dy grupe të tjera me nga 3 kombëtare. Katër skuadra, tri fituesit e grupeve, dhe një kombëtare e cila është e renditur në pozitën e dytë, më së miri do të kualifikohen për raundin e dytë parakualifikues. Raundi i dytë do të mbahet midis gushtit 2022, nëntorit 2022 dhe shkurtit 2023.

Lista e gjerë e basketbollistëve:

Valon Bunjaku, Amin Hot, Etnik Peci, Dardan Berisha, Mikaile Tmusiq, Altin Morina, Meriton Ismaili, Ardit Pepaj, Drilon Hajrizi, Muhamedali Janjeva, Rron Ukaj, Samir Zekiqi, Gëzim Morina, Fisnik Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestuesit e mbledhur në oborrin e Kuvendit të Kosovës kanë…