Marmarinosi publikon 12-shën e Kosovës
Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos së bashku me shtabin teknik ka përzgjedhur 12 basketbollistët për ndeshjen me Norvegjinë, kurse ndaj Danimarkës, ekipit do t’i bashkohet edhe Mikaile Tmusiq.
Kosova do të përballet me Norvegjinë në udhëtim më 25 nëntor, kurse më 28 nëntor, zhvillohet përballja ndaj Danimarkës në Prishtinë. Të dy këto ndeshje zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025. Basketbollistët e Kosovës në fundjavë (të shtunën dhe të dielën) do të stërviten në Marigona Rezidencë, ndërsa më 22 nëntor do të udhëtojnë drejt Norvegjisë.
Lista e basketbollistëve
Arti Hajdari, Valon Bunjaku, Meriton Ismaili, Erjon Kastrati, Dardan Berisha, Samir Zekiqi, Drilon Hajrizi, Muhamedali Janjeva, Denis Zenelaj, Dion Sheqiri, Gëzim Morina, Fisnik Rugova.