Marmoush, lojtar i ri i Cityt

23 janar 2025 | 13:30

Manchester City ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit Omar Marmoush nga Eintracht Frankfurt.

Kampioni në fuqi i Ligës Premier ka përfunduar me sukses edhe transferimin e tretë në afatin kalimtar të janarit.

Pas qendërmbrojtësve, Abdukodir Khusanov nga Lille dhe Vitor Reis nga Palmeiras, City ka konfirmuar edhe ardhjen e Marmoush nga klubi gjerman.

“Manchester City është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Omar Marmoush nga Eintracht Frankfurt”.

“Sulmuesi 25-vjeçar egjiptian ka përfunduar një lëvizje në Etihad Stadium me një marrëveshje katërvjeçare e gjysmë, që do të thotë se ai do të qëndrojë në klub deri në verën e vitit 2029”, thuhet në njoftim.

Transferimi i sulmuesit egjiptian thuhet se i ka kushtuar klubit anglez 75 milionë euro.

Maromoush do ta mbajë fanellën me numër 7 te City.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ishte i kënaqur me…