Maroku befason Belgjikën
Maroku ka bërë një befasi duke mposhtur kombëtaren e Belgjikës.
Belgjika ka pësuar humbje në ndeshjen ndaj Marokut, me rezultatin 0:2. “Djajtë e Kuq” shiheshin në mesin e favoriteve për të fituar Kupën e Botës, por dy paraqitjet e para nuk tregojnë atë fytyrë. Rezultati u zhbllokua me një gol të shënuar nga Sabiri, në minutën e 73’. Sabiri shënoi direkt nga gjuajtja e lirë, me Thibaut Courtois që nuk pati reagimin më të mirë të mundshëm.
Kurse, fitoren e marokenëve e vulosi Aboukhlal, në minutën e 90+2′, për 0:2. Maroku shënonte nga gjuajtja e lirë edhe në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45+2’, por goli anulohej nga VAR-i.
Me fitoren e regjistruar sonte, Maroku shkon në kuotën e katër pikëve dhe del në pozitën e parë. Belgjika mbetet me tri pikë në pozitën e dytë. Në të njëjtin grup luajnë sonte Kroacia e Kanadaja, me kroatët që futen me 1 pikë kurse Kanadaja me 0. Në rast fitoreje, të dyja mund ta kalojnë Belgjikën në klasifikim.