Maroku përsërit se nuk do ta njohë Kosovën
03 tetor 2018
| 21:07
Shteti i Marokut e përkrah sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.
Kështu ka thënë për “Radio Beogradin” ambasadori i këtij vendi në Serbi, Mohammed Amine Belhaj, transmeton Koha.net.
“Maroku dhe Serbia përkrahin sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial si dhe kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm në organizatat dhe forumet ndërkombëtare”, ka thënë Belhaj.
Ai ka theksuar se në Serbi e në Marko nuk ka vend për separatizëm, ndërsa ka përsëritur se vendi i tij nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.